Kryesia e Kuvendit sot flet për Projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri

Aktuale

Kryesia e Kuvendit sot flet për Projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 07:37
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite do të jenë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mbledhjen e Kryesisë po ashtu në rend dite janë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, etj.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 09:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat