Kadri Veseli: Ushtria e Kosovës formohet këtë vit

Aktuale

Kadri Veseli: Ushtria e Kosovës formohet këtë vit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:05
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të formohet brenda këtij viti.

“Ne do ta formojmë ushtrinë  e Kosovës në partneritet me SHBA-në dhe NATO-n. Dëshiron apo s’dëshiron dikush, këtë vit do të bëhet. Lista Serbe është kundër por ne do të punojmë. Duhet ta fuqizojmë  atë e ta bëjmë Forca e Armatosur e Kosovës. Ne do të punojmë ta fuqizojmë dhe ta rrisim buxhetin me dhjetëra miliona”, tha Veseli.

Ai shtoi se seanca e sotme do të vazhdojë si dhe seanca e radhës është të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat