Haradinaj i lumtur me 10 euro shtesa për fëmijët!

Aktuale

Haradinaj i lumtur me 10 euro shtesa për fëmijët!

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është gëzuar dërgimit të projekt-rezolutës për shtesat e fëmijëve në Kuvendit e Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë, sipas shefit të ekzekutivit, parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës, prej moshës 0-16 vjeç, të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes së tij për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

Si parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithmonë i është dedikuar politikave familjare dhe përkrahjes së zhvillimit të tyre. Jam i lumtur që sot, AAK ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Kosovës. 
Si Kryeministër i vendit, besoj që kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjitha partitë politike.

Kjo projekt-rezolutë parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës prej moshës 0-16 vjeç të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet. Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë.

Projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes sime për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat