Bajram Gecaj: AKR-së nuk duhet besuar bash asnjë dikaster qeveritar

Aktuale

Bajram Gecaj: AKR-së nuk duhet besuar bash asnjë dikaster qeveritar

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 22:05
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar shkarkimet dhe emërimet e reja që ka bërë kohën e fundit Aleanca Kosova e Re, sa u përket dikastereve qeveritare.

Sipas tij, AKR-së ose i mungojnë kuadrot e duhura ose nuk kanë kapacitet racional të përzgjedhjeve adekuare.

Gecaj thotë se AKR-së nuk duhet besuar asnjë dikaster qeveritar

Shkrimi i tij i plotë:

Papjekuria qeverisëse e AKR-së!

Me këto ndryshime të shpeshta në kabinetin qeveritar, AKR po rezulton se ose i mungojnë krejtësisht kuadrot e duhura, nuk e kanë kapacitetin racional të përzgjedhjeve adekuate, nuk kanë asnjë respekt për kuadrot e veta, apo se është elementi korruptiv ai i cili përcakton këto përzgjedhje. Ndoshta edhe është kombinim i të gjithave ngapak, por më së paku në këtë mes “pin ujë” përralla e Rrahim Pacollit se “çdo ministër i AKR-së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”. Po të ishte kjo e fundit, atëherë vendi ynë vazhdon të abuzohet nga ministra të cilët nuk japin “më shumë punë” (apo edhe aq sa duhet), e që rrjedhimisht nxjerr përfundimin se AKR-së nuk duhet besuar bash asnjë dikaster qeveritar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat