Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut

Aktuale

Labinot Tahiri i kundërpërgjigjet Baton Haxhiut

Nga: N.H Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:09
Labinot Tahiri dhe Baton Haxhiu

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri i është kundërpërgjigjur Baton Haxhiut, pasi ky i fundit e quajti deputet “lazdran”.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se mund te jetë politikan “lazdran”, por asnjëherë gënjeshtar për popull.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

Qytetarë të dashur, si duket Baton Haxhiut i paska djegur shumë që Ferizaj sot ka një ministêr.

Baton Haxhiu, më ka quajtur Politikan Lazdran, dhe i parendesishëm. 
Dua ti them publikisht: Baton Haxhiu, unë për ty mund të jem politikan Lazdran, por kurrë lazdran dheee GENJESHTARË ( BURRË RRENC) për popull dhe atdhe.

Nëse për juve sjam i rendesishëm, jam i rendësishëm për shumë nana që i'u kam gjindur aty tek këmbët e tyre për t'iu dalur në ndihmë, e ju i keni mbyllur veshtë.

Për pak jam live në faqen time, e cila shikohet më shumë sesa EMISIONI YT BATON HAXHIU.

Degjom cfar flas tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat