Vuçiq: Çfarë lyp Thaçi atje ku takohen fuqitë e mëdha?

Aktuale

Vuçiq: Çfarë lyp Thaçi atje ku takohen fuqitë e mëdha?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 12:25
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ideja e demarkacionit do të thotë që të dihen kufijtë në mes të serbëve dhe shqiptarëve, por që qytetarët serb mendojnë ndryshe, siç thotë ai, nëse do ta respektojnë.

I pyetur nga gazetarët nëse në Paris do të flasë më Hashim Thaçin, ku në muajin e ardhëm do të marrin pjesë në shënimin e 100-vjetorit të fitores së Luftës së Parë Botërore, ai u përgjigj: “Unë jam gjithmonë dhe kudo i gatshëm për të biseduar. Në Paris po shkojnë fuqitë fituese të Luftës së Parë Botërore dhe nuk e di se çfarë lidhje ka Thaçi me këtë? Unë do të shkoj”.

Vuçiq po ashtu e falënderoi Patriarkun Irinej për deklaratën që ai po lufton “si një luan” për Kosovën, duke shtuar se këtë do ta vazhdojë ta bëjë me gjithë forcën, siç ka bërë deri më tani.

Rreth takimit të Thaçit dhe Vuçiqit foli mbrëmë edhe zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli,  ku deklaroi se në muajin nëntor ata do të takohen në Francë së bashku edhe me Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat