Rrezikohet koncerti i Shakirës, Haradinaj ia tërheq vërejtjen Bahtirit - Bota Sot
Rrezikohet koncerti i Shakirës, Haradinaj ia tërheq vërejtjen Bahtirit

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Rrezikohet koncerti i Shakirës, Haradinaj ia tërheq vërejtjen Bahtirit

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj mund t’ia ndalë kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, gëzimin në gjysmë. Ky i fundit është shprehur i entuziazmuar për sjelljen e këngëtares latino-amerikane, Shakira, në Mitrovicë. E, kryeministri i bën thirrje Bahtirit të ketë kujdes.

Haradinaj në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka komentuar planin që ka Agim Bahtiri për organizimin e një koncerti ku do të përformonte Shakira.

Kryeministri thotë se hapja e urës së Ibrit, që ndanë qytetin në dy pjesë, nuk është çështje që ndodhë vetëm për një ditë.

“Nuk kam as unë kundër. Ura nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Nuk dëshirojmë të rikthejmë situata kur dikush barrikadohet në anën tjetër. E kam lutur që ai të kujdesët”, ka thënë Haradinaj.

Ndëkaq, kryetari Bahtiri, sot në një bisedë me media ka thënë se janë në bisedime me menaxherë të disa yjeve botërore për të sjellë në Mitrovicë ndonjërin nga ta. Bahtiri ka konfirmuar se emër konkret kanë Shakirën, ndërsa ka thënë se planifikon që atë ta sjellë në qytetin e ndarë, pa e paguar.

Sipa Bahtirit, është në interesin e këngëtares që të bëhet figura që ka përformuar në një ngjarje kaq madhore, si ai i hapjes së urës që ndan Mitrovicën për 20 vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test