Të rrëzohet Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, për këto arsye

Aktuale

Të rrëzohet Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, për këto arsye

Nga: N. Sh Më: 16 tetor 2018 Në ora: 16:13
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi

Analisti dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Ali Hertica pohon se, ndonëse vazhdimisht deklarojnë se janë për një bashkëpunim të mirëfilltë për rrëzimin e Qeverisë dhe për ndaljen e presidentit Hashim Thaçi në planin e tij për korrigjim të kufijve dhe të pazareve me territore, partitë opozitare duhet të kenë një pajtueshmëri duhet ta krijojnë një plan për t’i realizuar këto dy objektiva të përbashkëta mos lejimin e platformës së Thaçit për korrigjim të kufirit dhe mocionin e mosbesimit të qeverisë Haradinaj.

Image
Ali Hertica

“LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe PSD-ja duhet ti lajnë inatet apo teket e tyre personale apo partiake dhe të fillojnë bashkëpunimin për ketë platformë jo parimore të Thaçit dhe të fillojnë planin për mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ndonëse LDK-ja çdo herë deklarohet decidivisht se tërë kohës është duke punuar për ngritjen e mocionit. Është tragjike sepse këto forca opozitare në institucionin më të lartë të vendit nuk po jenë një trup i përbashkët të një force brenda institucionit më të lartë të Kosovës por lejojnë edhe ndarjen e Kosovës. Ky është një precedent tepër i rrezikshëm për shtetin tonë. Por, është edhe manipuluese sepse nëse kemi ardhur në ditë që integriteti territorial i Kosovës të mbrohet veç me rezolutë, kur flitet për bashkimin kombëtar, atëherë kjo është shumë manipuluese dhe jo e sinqertë nga ana e opozitës”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, tani koha po troket në dyert e opozitës të janë të vëmendshëm mos të bëjnë gafe për inate por të shtyjnë procese përpara në drejtimin e bërjes së shtetit ligjor dhe funksional, po të kishim një Qeveri të qytetarëve, këtë marrëveshje tash do të duhej ta kthente në pikën zero.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm zërat që flasin për rikthim të kësaj marrëveshjeje. Madje, Qeveria duhet ta dijë se çfarëdo tendence e rikthimit, do të tensionojë situatën në vend, sepse ne do të vazhdojmë konsistencën tonë në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për gjithçka që mund të ndodhë, do të mbahet përgjegjëse Qeveria. Opozita në Kosovë duhet bashkuar në kundërshtimin e marrëveshjes së Thaçit, por ajo që i ndanë janë mjetet se si të kundërshtohen këto marrëveshje, të cilat eksponentët opozitarë i cilësojnë si të dëmshme, dhe kjo do të ndodh shumë shpejt”, pohon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat