Zyberaj: Është propagandë e Daçiqit, Lesotho nuk e ka tërhequr njohjen

Aktuale

Zyberaj: Është propagandë e Daçiqit, Lesotho nuk e ka tërhequr njohjen

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim

Serbia vazhdon lobimin kundër Kosovës, tani thotë se edhe një shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Mirëpo zyrtarët e Kosovës e mohojnë se Mbretëria e Lesothos e ka tërhequr njohjen.

Sipas këshilltarit të ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se është propagandë e diplomacisë së Serbisë, konkretisht e ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq.

“Asnjëherë nuk ka pasur tërheqje të njohjeve. Kjo thjesht është propagandë e Daçiqit e cila nuk duhet trajtuar seriozisht”, ka thënë Zyberaj

Mbretëria e Lesothos, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 11 shkurt 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat