Haradinaj i prekur nga rrëfimi i viktimës së dhunës seksuale, e quan grua të guximshme

Aktuale

Haradinaj i prekur nga rrëfimi i viktimës së dhunës seksuale, e quan grua të guximshme

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 23:22
Kryeministri Haradinaj

Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë,  Vasfije Krasniqi publikisht për herë të parë ka rrëfyer pa e mbuluar fytyrën e as ndryshuar zërin.

Rrëfimi i saj ka prekur shumë kënd që e ka dëgjuar e edhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në një postim në facebook ka përgëzuar Vasfijen që ka vendosur të flas për një nga plagët e luftës.

Derisa, ka theksuar që guximi i saj të jetë udhërrëfyes për viktimat e tjera të dhunës seksuale gjatë luftës.

Postimi i plotë:

Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhnjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat