Zbulohet arsyeja pse deputetë duan ta ndërrojnë ligjin për veturat e vjetra

Aktuale

Zbulohet arsyeja pse deputetë duan ta ndërrojnë ligjin për veturat e vjetra

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:25
Kuvendi i Kosoves

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi ka komentuar gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të ndërruar ligjin për veturat e vjetra  të importuara nga 10 në 15 vjet.

Ai përmes një postimi në Facebook  se kompania e cila e mban monopolin jashtëligjshëm ka pësu një humbje prej rreth 40% e të hyrave dhe .

Po ashtu, ai ka shkruar se “e deputetëve, fushatat e të cilëve financohen nga biznese të ndryshme, kjo u dhemb më shumë se sa gjepi i varfër i qytetarëve”

Postimi i plotë:

Deputetët po donë me ndërru ligjin i cili rritë vjetërsinë e veturave të importuara nga 10 në 15 vjet, me arsyetimin se po i mbrojnë interesat e qytetarëve të cilët nuk kanë para me ble vetura të reja.

Por në fakt motivimi i deputetëve është krejt tjetër. Me Ligjin që ka hy në fuqi nga janari 2018, janë importu 8.361 vetura më pak se sa në të njejtëm periudhë të vitit 2017. Kjo nënkupton se kompania e homologimit e cila e mban monopolin jashtëligjshëm qe 9 vjet ka pësu një humbje prej së paku 1 milionë euro në vit, apo rreth 40% e të hyrave nga homologimi.

E deputetëve, fushatat e të cilëve financohen nga biznese të ndryshme, kjo u dhemb më shumë se sa gjepi i varfër i qytetarëve. Se nëse do e kishin parasyshë interesin qytetarë, nuk kisin leju që tani e një dekadë me pas monopol në homologim dhe me i pas çmimet më të shtrejta në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat