Veseli: Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Veseli: Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: D.RR Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:24
Kadri Veseli në takimin që kishte me kryetarin e Bundestagut Gjerman

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se, në takimin që kishte me kryetarin e Bundestagut gjerman, ka marrë mbështetje të plotë nga shteti gjerman për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton “Bota sot”.

Madje, Veseli ka propozuar idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në reformat tona juridike dhe ekonomike.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Propozova idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në reformat tona juridike dhe ekonomike”, ka shkruar Veseli në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat