Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me të Kosovës, jo ndryshim të kufijve - Bota Sot
Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me të Kosovës, jo ndryshim të kufijve

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me të Kosovës, jo ndryshim të kufijve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:14
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli , i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani deklaroi edhe një herë se qëndrimi i Berlinit është se duhet të ruhet integriteti territorial i Kosovës.

Veseli po ashtu theksoi  se Gjermania është e mendimit që të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila do të ishte e pranueshme për të dy palët.

“Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran, kosova është shtet i pacënuar në integritetin  territorial, ky është një qëndrim i shtetit gjerman, dhe nevoja që të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Veseli.

Ai foli edhe për qëndrimin e Gjermanisë lidhur me korrigjimin apo ndryshimin e mundshëm të kufijve, për të cilën temë shtoi se shteti gjerman qëndron konsistent kundër një ideje të tillë.

“Qëndrimi i Gjermanisë është edhe i Kosovës. Jo cënim të kufijve dhe jo shkëmbim të territoreve, si dhe  mundësi e një marrëveshjeje që nuk përfshin as korrigjimin e kufijve”, tha tutje Veseli.

Theksojmë se shteti gjerman është i vetmi që deri më tani ka dalur kategorikisht kundër idesë së shpalosur nga presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test