Fotografi tjetër e Jovica Dejanovic, sa ishte polic i Kosovës

Aktuale

Fotografi tjetër e Jovica Dejanovic, sa ishte polic i Kosovës

Nga: N.H Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:22
Jovica Dejanovic

Jovica Dejanovic ish polic i Serbisë tash polic i Kosovës bashkë me Gjorgje Bojkovic janë dhunuesit e Vasfije Krasniqi Goodman gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, pas një kërkesë të thjeshtë në rrjetin social Facebook, vërehet se me ketë emër janë të hapura shumë llogari.

Nga kjo që kemi bërë, kemi siguruar edhe një fotografi tjetër të Jovica Dejanovic, gjatë kohës sa ishte pjesë e policisë së Kosovës.

Kujtojmë se 36-vjeçarja Krasniqi-Goodman, kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në një përgjigje për “Bota sot” lidhur me ketë rast, ka konfirmuar se Jovica Dejanoviç ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, prej datës 12.02.2001 deri më 15.06.2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat