Avdyli: LDK e gatshme për të sjellë ndryshimin

Aktuale

Avdyli: LDK e gatshme për të sjellë ndryshimin

Nga: N.H Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:35
Haxhi Avdyli

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për zgjedhje të reja në Kosovë, duke thënë se qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin.

Gjatë një takimi me strukturat e degës së LDK-së në Prizren, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, deputeti Haxhi Avdyli, ka folur për nevojën që kjo parti të kthehet në qeverisje për të realizuar kërkesat e të gjithë qytetarëve.

Deputeti i LDK-së, e ka përsëritur ketë edhe përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Avdyli thotë se LDK e gatshme për të sjellë ndryshimin dhe për të kthyer shpresën e mirëqeverisjen në vend.

“LDK e gatshme për të sjellë ndryshimin, për të kthyer shpresën dhe mirëqeverisjen”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat