Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Aktuale

Veseli takon presidentin e Gjermanisë, e fton ta vizitojë Kosovën

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 22:15
Kadri Veseli dhe Frank Walter Steinmeier

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar në Berlin me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili ia ka rikonfirmuar mbështetjen e Republikës Federale Gjermane për Republikën e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe presidenti gjerman diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të vendit, ndërkaq presidenti gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Berlinit zyrtar në të gjitha fushat.

Presidenti Steinmeier është mbështetës i fuqishëm i shtetit të Kosovës dhe në bisedë me kryeparlamentarin Veseli tha se i ndjekë me vëmendje të veçantë zhvillimet në Kosovë.

Kryeparlamentari kosovar e ka ftuar presidentin e Gjermanisë për vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa ai e siguroi se së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat