Zbulohet muaji i zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Zbulohet muaji i zgjedhjeve në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 18 tetor 2018 Në ora: 09:46
Ilustrim

Ish-kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji sjelljen e liderëve tanë e quan joprofesionale dhe pa synime për të mbrojtur interesat nacionale të vendit.

Ai thotë se, veçmas sjellja e presidentit Hashim Thaçi, i cili shton se synimet politike duhet të kenë synim afatgjatë dhe se liderët duhet të kenë të qartës se si të sillën në etikën politike dhe profesionale

Sipas tij, asnjëri nga liderët nuk mund t'i ndalë apo ndryshojë rrjedhat e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në pranverën e vitit 2019.

“Andaj, prespektiva e secilit lider duhet të shihet në fillim nga veta ata pastaj nga populli/qytetari i Kosovës. Është fakt i kryer që Presidenti Thaçi nuk i udhëheqë më bisedimet. Është z. Limaj. Nga momenti që z. Haredinaj e ka caktuar zv. Kryeministrin e vet udhëheqës të Ekipit të Bisedimeve, atë lirinë që ia ka dhënë në fillim të dialogut, tash ia ka marrë në mes të Dialogut. Ligjërisht, edhe nëse Qeveria ndryshohet, z. Limaj e udhëheqë Ekipin Negociator deri në propozimin e kryeministrit të ardhshëm”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai pohon se, Kushtetuta e Kosovës ia ndalon çdo lideri, përfshirë edhe Presidentit të negocioi në 3 fusha thelbësore: 1. Ushtria; 2. Kufijtë - shkëmbim apo korrigjim, dhe 3. Tradhtinë Kombëtare.

“Këto kompetenca i takojnë vetëm Parlamentit dhe askujt tjetër. Me t'u kthyer nga Amerika, Presidenti Thaçi e di që z. Haradinaj është më i fuqishëm se çdo lider tjetër. Andaj çdo deklarim shkon drejt zbutjes së fuqisë së tij. Si një kurth duke pritur që të bie Kryeministri. Detyra e këshilltarëve të tij është që ta shohin synimin afat-gjatë, e jo grackën afatshkurtër - që do ta nxirrte nga binarët edhe gjatë fushatës së muajit prill-maj”, pohon ai.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës i ka detyrat e ndara: Kryeministri e udhëheqë shtetin; Presidenti e përfaqëson shtetin; kryeparlamentari e mbron shtetin.

“Një incident ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit do të shtyj në një ndarje të rrezikshme regjionale dhe popullata nuk do të votonte më për interesa, por për inate. Kjo na sjell në një gjendje edhe më të keqe shpirtërore si qytetarë, sepse personi që e përfaqëson popullatën, lidhet në leqen e interesave të ngushta personale. Si vend, Kosova do ta humbë edhe më shumë imazhin e lënduar që ka dhe me duart tona ua japim të drejtën armiqve tanë të na gjuajnë më shtiza dhe na lëndojnë më shumë. Në një debat televiziv, z. Limaj më pëlqeu shumë me qëndrimin e tij: "Pse ne nuk mund të jemi bashkë në interesat nacionale"? I them z. Limaj, sepse $24 miliard dollarë kanë hy në mes”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat