Berisha kërkon nga deputetët që ta votojnë ligjin për ushtrinë

Aktuale

Berisha kërkon nga deputetët që ta votojnë ligjin për ushtrinë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:02
Rrustem Berisha

(E plotësuar) - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën.

Duke  prezantuar projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Berisha tha se ky projektligj parasheh që të bëhet riorganizimi i Ministria e Forcës së sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil, demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Berisha: Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë funksionet në përputhje me Kushtetutën

“Ky projektligj parasheh që Ministria e Mbrojtjes të ketë strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivel strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet dhe kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj“, ka thënë Berisha.

Sipas tij, ky projektligj përcakton kompetencat e ministrisë, ministrit dhe sekretarit të përgjithshëm

***

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, duke kërkuar nga deputetet që ta votojnë atë.

Berisha tha se kjo është bërë sipas Kushtetutës.

 "Kjo është bërë në kuadër të Kushtetutës që do të mundësojë riorganizimin e Ministrisë. Ky projektligj parasheh riorganizimin e MFSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak", tha Berisha.

 Ai tha se të gjitha ndryshimet do të bëhen sipas rishikimit të sektorit të sigurisë që janë të dhe që janë të parashikuara në planin e tranzicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat