Osmani deputetëve serbë: Ushtria do t’iu mbrojë nga kriminelët në veri

Aktuale

Osmani deputetëve serbë: Ushtria do t’iu mbrojë nga kriminelët në veri

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:38
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se seanca e sotme do të kryejë një punë që është vonuar.

"Në fillim të vitit 2016 kam qëndruar në këtë foltore që të procedohet me planin B pra me ndryshime ligjore, meqë nuk bëhej  ndryshe për shkak të bllokimit të serbëve", tha ajo.

Osmani tha se kjo mund të bëhet vetëm nëse kanë  përkrahjen e SHBA-ve dhe  vendeve tjera në NATO.

Deputetja e LDK-së tha se vullneti i 10 deputetëve nuk mund të shkel vullnetin e 100 deputetëve tjerë.

"Ju nuk rrezikoheni nga ushtria, por , ju dhe ne rrezikohemi vetëm nga bandat në veri. Por kjo ushtri do të iu mbroj juve nga ata kriminelë, edhe pse ju dolët nga salla", tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat