Hoti tregon kush është kundër ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Hoti tregon kush është kundër ushtrisë së Kosovës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:07
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri që duhet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm ata që janë kundër interesave euro-atlantike në Kosovë dhe rajon, janë kundër që shteti i Kosovës të ketë ushtri.

Hoti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se është momenti që të gjithë të bashkohen pasi po merret një vendim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

Hoti: Ata që janë kundër NATO-s, janë kundër ushtrisë

“Dëgjojmë zëra nga fqinji verior kundër ushtrisë së Kosovës. Është e qartë se vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri që duhet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës, vetëm ata që kanë kundër interesave euro-atlantike në Kosovë dhe rajon, janë kundër që shteti i Kosovës të ketë ushtri, vetëm ata që promovojnë interesa tjera në Ballkan, si ato të federatës ruse apo të ngjashme, janë kundër ushtrisë së Kosovës“, ka thënë ai.

Ai tha se duam ushtri moderne për të promovuar paqen dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në botë, kudo që të ketë nevojë. Në emër të PDK-së, Fatmir Xhelili tha se PDK e përkrah mandatin e ri të Ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat