Limaj: Ditë historike, urime Kosovë ushtria

Aktuale

Limaj: Ditë historike, urime Kosovë ushtria

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:22
FSK

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar ditë historikë, ditën e sotme ku është votuar pakoja ligjore e FSK-së, e cila mundëson transformimin e FSK-së në Ushtri.

Limaj ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që i dhanë mbështetje këtyre ligjeve.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të ofroj siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie dhe do t’i kontribuoje paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat