Këshilltari për Siguri i Presidentit të Kosovës, Bislim Zyrapi, i ftuar në “Frontal Live” në T7 meritat për krijimin e ushtrisë ia ka atribuuar shefit të tij Thaçit. Sipas tij Hashim Thaçi e ka filluar nismën për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Ai ka thënë se projektligji i hartuar nga zyra e Presidentit të Kosovës është po ai i njejti i cili u votua sot nga deputetët në Kuvend. Sipas tij dallimi i vetëm është se në Projektligjin e Presidencës kanë qenë tri ligjet e përfshira në një të vetëm, kurse tani janë të ndara në tri projektligje.