Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Aktuale

Scott kundër ndryshimit të kufijve: Nuk pranojmë krijimin e shteteve etnike

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:05
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott,

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, sot është shprehur qartë se SHBA-ja është kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të territoreve dhe prekjes së kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

‘Ideja për krijimin e shteteve etnikisht të pastra në Ballkan është jo reale dhe e rrezikshme. Kudo që të shënohet kufiri, pres që të dy shoqëritë të mbesin multietnike”, ka thënë Scott, për mediat serbe.

Diplomati amerikan ka thënë se nuk ka vija të kuqe sa i përket kësaj çështje megjithatë ka potencuar se SHBA-ja nuk e pranon çfarëdo marrëveshje.

Lidhur me këto deklarata ka folur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se i respekton qëndrimet e ambasadorit Scott, megjithatë sipas tij Serbia ka pikëpamjet e veta në këtë çështje.

Vuçiq këtë përgjigje e ka dhënë duke thënë se nuk e ka lexuar këtë intervistë të ambasadorit Scott.

Ditë më parë krerët e shtetit serb kishin lëshuar disa deklarata të ashpëra në drejtim të ambasadorit amerikan, Scott, i cili kishte thënë se Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat