Haradinaj falënderon KFOR-in për shërbimin në Kosovë

Aktuale

Haradinaj falënderon KFOR-in për shërbimin në Kosovë

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:12
Foto

KFOR ka organizuar ushtrimin “Shpata e Argjendtë”, në bashkëpunim me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, OKB-në dhe EULEX-in.

Ky ushtrim ka për qëllim mundësimin e trajnimit dhe ushtrimin për situata emergjente,  si ato të tërmeteve dhe vërshimeve.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke falënderuar KFOR-in për kontributin që ka dhënë për paqen dhe sigurinë në Kosovë tha se ka shumë respekt për gjithë ato gra dhe burra  e në veçanti për  ata që kanë humbur jetën  në shërbim.

Haradinaj: Jam falënderues për punën e KFOR-it që ka bërë për Kosovën

“Jemi krenar sot që me  njohuritë tuaja me përvojën  tuaj me ekspertizën tuaj, të na ndihmoni neve, që keni partnerët tuaj  e keni FSK-në, shumica janë këtu, dhe duhet të jemi krenar për atë çfarë keni arrit  si KFOR në Kosovë, dhe më vjen mirë të shoh se si institucion i sigurisë së Kosovës, NATO  e shumë të tjera  janë duke punuar së bashku. Po ashtu jam shumë i lumtur që  ‘Shpata e Argjendtë’  nuk është vetëm një ushtrim, por dëshmi dhe përkushtim i asaj që do të jetojë përgjithmonë, duke konfirmuar se Kosova, të gjitha Agjencitë e sigurisë 17 prej të cilave sot janë këtu, do të vazhdojnë me këtë trashëgimi”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se ky ushtrim do të ndihmojë vendin që të ballafaqohen  me emergjencat,   fatkeqësitë natyrore  apo krizave të tjera.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuocci, tha se përkundër të gjithave, kanë arritur që të prezantojnë  vështirësitë dhe të paraqesin këtë ushtrim në nivelin më të mirë të teknologjisë dhe profesionalizimit.

Cuoci:  Ky model do të ju shërbejë për menaxhim të situatave krize

 “Ne jemi munduar të transferojmë te ju një model se si menaxhohet një situatë krize. Ne menduam se kjo është rruga e drejtë për një shtet model, një institucion model që duhet të merret me këtë, kështu që ne jemi duke u përpjekur  të transferojmë tek ju këto aftësi .. Pra, kjo ishte diçka shumë e vështirë edhe për juve, për ta menaxhuar këtë, sepse kemi një mjedis kaq të ndërlikuar në të cilin ne duam të kryejmë detyrat e dhe kjo është diçka me të vërtetë e mahnitshme edhe mënyra se si po i kryeni”, tha Cuoci.

Në këtë ushtrim janë përfshirë 17 agjencione, për të cilat kryeministri i Kosovës tha se është praktikë e mirë , sepse ka prej tyre që janë takuar për herë të parë. Sipas tij në këtë formë do të arrijnë të bashkëpunojmë mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat