Deputetja e VV-së nxjerr dokumentin, tregon si Veseli sot nuk e respektoi vendimin e vet

Aktuale

Deputetja e VV-së nxjerr dokumentin, tregon si Veseli sot nuk e respektoi vendimin e vet

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:00
Kadri Veseli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka komentuar vendimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, për anulimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 15 tetor - 19 tetor 2018.

Ajo ka kritikuar Veselin, duke thënë se ai edhe sot kur u mbajt seanca plenare, gjendej jashtë vendit, përkatësisht në Gjermani, përcjell Bota sot.

Ajo ka pyetur nëse kjo është kapje e Kuvendit dhe vjedhje klasike.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli, deputet i Kuvendit (njëkohësisht Kryetar aktual i Kuvendit), më 12 tetor 2018 nxjerr një vendim përmes të cilit „Anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare jashtë vendit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 15 tetor - 19 tetor 2018.“

Në ndërkohë, ka disa ditë, madje edhe sot kur seanca plenare zhvillon punimet, më 18 tetor 2018, Kadri Veseli gjendet në vizitë zyrtare në Gjermani.

Si quhet kjo në gjuhën shqipe?

a) hajni me letra

b) hajni institucionale

c) kapje e shtetit (Kuvendit)

ç) mohim i të qenit deputet

d) lakmi për para
dh) vjedhje klasike.

Image
Vendimi përmes të cilit „Anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare jashtë vendit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 15 tetor - 19 tetor 2018.“
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat