Kosova po e formon ushtrinë, Vulin sot thërret KFOR-in

Aktuale

Kosova po e formon ushtrinë, Vulin sot thërret KFOR-in

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:32
Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin do të kërkojë shpjegime nga KFOR-i pas miratimit të projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka paralajmëruar se sot do të bisedojë me përfaqësues të misionit të KFOR-it pasi Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Vulin në një prononcim për mediat serbe ka thënë se mbrëmë janë shkëmbyer informacione dhe pret një vendim final nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jam i sigurt se presidenti do ta marrë vendimin më të mirë të mundshëm”, deklaroi Vulin i pyetur nëse Vuçiq do t’i pranojë këshillat për shpalljen e okupimit.

Duke u përgjigjur në pyetjen se kush tash mund ta ndal formimin e ushtrisë së Kosovës, Vulin ka thënë se kjo është një pyetje për bashkësinë ndërkombëtare e cila ka marrë mbi vete përgjegjësinë për çdo gjendje në Kosovë, e sidomos për respektimin e paqes dhe sigurisë.

“Tani është koha ta shohim nëse bashkësia ndërkombëtare është në gjendje ta konfirmojë mandatin dhe vendimet e saj”, u shpreh Vulin

Sipas tij, tani duhet të shihet se sa e madhe është “rëndësia e paktit të NATO-s”.

Vulin ka theksuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje në Bruksel, me të cilën është e garantuar se në Kosovë nuk do të ketë forca të tjera të armatosura.

“Prishtina në këtë formë fuqishëm ka destabilizuar situatën në Kosovë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat