Haradinaj: S’pata çare pa i thënë Xhavit Halitit çu prej gjumit

Aktuale

Haradinaj: S’pata çare pa i thënë Xhavit Halitit çu prej gjumit

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:00
Xhavit Haliti dhe Ramush Haliti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për përplasjen e djeshme në Kuvend me kryesuesin e seancës, Xhavit Halitin.

Haradinaj tha se reagimi i tij kishte qenë i pashmangshëm, meqë kryesuesi i seancës sipas tij nuk po reagonte ndaj problemeve teknik që kishin deputetët, gjersa po votonin në Kuvend për pakon e ligjeve për FSK’në.

“Unë kam shku në Parlament, shkoj edhe për pyetje parlamentare që bëjnë. Por, dje shkova për pakon e tri ligjeve për Ushtri. Duke parë një interesim aq të madh për temën, u habita se si kryesuesit të seancës nuk i bënte përshtypje që s’po munden me votu deputetët. Ishin mbi 20 deputetë në këmbë, thoshin s’kena votu. E kryesuesi nuk e konstatoi. Andaj reagova. S’kisha qysh mos të reagoj. Më bani përshtypje. Ai  nuk ka aspekte tjera, është çështje teknike”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje u përfshi në një debat me nënkryetarin e kuvendit Xhavit Haliti përderisa ky i fundit po udhëhiqte seancën.

Ndërsa po votohej një mocion, Haliti tha se nuk kaloi me vota por menjëhere i ka ndërhyrë Haradinaj nga vendi duke i thënë a është në gjumë apo zgjuar.

‘A je në gjumë a çutë. Shihe se nuk na bëjnë kartelat, qysh nuk kalon ligji’.

E pas kësaj Haliti i ka reaguar duke i thënë të shohë punën e tij se nuk mund t’i tregojë ai për procedurën.

Ai më tej ka thënë se nuk është argat i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat