Rexhep Boja i jep fund enigmës: Unë e lava xhenazen e Ibrahim Rugovës

Aktuale

Rexhep Boja i jep fund enigmës: Unë e lava xhenazen e Ibrahim Rugovës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:38
Ibrahim Rugova

Një kohë të gjatë është spekuluar se Ibrahim Rugova është konvertuar në fenë katolike. Madje, mediat kishin shkruar se ish-presidenti është pagëzuar me emrin Pjetër. Por, në një prononcim për media, Rexhep Boja, ish-kryetar i BIK-ut, u dha fund krejt këtyre spekulimeve. Tha se ai ia lau xhenazen Rugovës.

“Po, unë ia kam la xhenazen edhe ja kam falë namazin e xhenazes presidentit Rugova”, tha Boja. Duke mohuar zërat që presidenti ishte konvertuar në fenë krishtere.

Ky debat u hap edhe mbrëmë ku i ftuar ishte edhe kryeimami i Kosovës Naim Tërnava.

Lidhur me temën, Tërnava tha se Rugova është varrosur me ceremonitë fetare islame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat