Rexhep Selimi: Kuvendi është në rrethana krejt të pazakonshme

Aktuale

Rexhep Selimi: Kuvendi është në rrethana krejt të pazakonshme

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:46
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se Kuvendi i Kosovë nuk është në rrethanë të zakonshme për shkak të pjesëmarrjes në numër të vogël të deputetëve.

Ai ka kërkuar që Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, të shtyhet për ndonjë seancë tjetër, kur është e pranishme edhe opozita.

“Në rrethanat kur edhe mazhoranca nuk ka më shumë se 20 deputetët e nën anën tjetër duke e vlerësuar se ky ligj ka seriozitet, nuk do të duhet të radhitet sot në agjendën e punë së Kuvendit Nëse e shihni kaq serioze këtë temë nëse  e doni opozitën për këto projektligje të rëndësishme, debatit të renditet për seancë tjetër”, tha ai.

Sipas Selimit, mos prezenca e opozitës  nuk ka të bëjë për Projektligjin për vlerat e luftës.

“Këto ligje që na bashkojnë, si ligjet për FSK nuk do të duhet të përdoreshin për ta sjell opozitën në seancë”, përfundoi Selimi.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti tha se do ta presin opozitën të vjen në Kuvend, në çfarëdo kohe.

Por në replikë, deputeti Selimi tha se edhe opozita po pret që shumica të plotësojë kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat