Palmer: Kosova dhe Serbia duhet ta shikojnë mundësinë historike dhe të arrijnë marrëveshje

Aktuale

Palmer: Kosova dhe Serbia duhet ta shikojnë mundësinë historike dhe të arrijnë marrëveshje

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:29
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka deklaruar sot në Beograd se Washingtoni i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shikojnë “mundësinë historike” dhe të arrijnë një marrëveshje ku të “dyja palët do të dilnin fituese”.

“Nëse dikush është fitues e dikush humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka deklaruar Palmer gjatë forumit të mbajtur në Beograd, ku po trajtohet tema “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”, shkruan agjencia serbe e lajmeve Beta.

Sipas tij, SHBA-të nuk shtyjnë dhe nuk angazhohen për çfarëdo rezultati të caktuar të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne inkurajojmë palët të gjejnë rrugën përpara dhe zgjedhjen afatgjate dhe të qëndrueshme, të cilën do ta pranonin të dyja palët”, ka shtuar Palmer.

Zyrtari amerikan ka pranuar se SHBA-të janë të gatshme t’i dëgjojnë dhe ndihmojnë por nuk mund të flasë për detaje, para se gjithash për ndryshimet  e mundshme të kufijve, pasi nuk është paraqitur kurrfarë plani.

Palmer ka thënë se SHBA-të i kuptojnë shqetwsimet që mundësia e shkëmbimit të territoreve mund të shkaktojë kriza në vendet e tjera të rajonit, duke shtuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “gjithashtu rrezikon stabilitetin rajonal”.

Ai ka pranuar se Serbia dhe Kosova kanë të ardhmen evropiane por se për rrugëtim kanë nevojë për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat