Lufta kundër terrorizmit diskutohet në takimin Haradinaj-Sales - Bota Sot
Lufta kundër terrorizmit diskutohet në takimin Haradinaj-Sales

Aktuale

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Lufta kundër terrorizmit diskutohet në takimin Haradinaj-Sales

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:48
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takim me Koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit, Nathan A. Sales.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar të premten me Koordinatorin kundër terrorizmit në Departamentin amerikan të Shtetit, Nathan A. Sales, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

"Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në komunikatën e kryeministrisë.

Sales në anën tjetër është thënë të ketë deklaruar se "Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e SHBA-së edhe në të ardhmen” dhe se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit si dhe zhvillimi demokratik, janë të rëndësishme në rrugën euroatlantike.

Gjatë po kësaj dite, Haradinaj ka thënë edhe se “Kosova është lidere globale në mënyrën se si i ushtron përgjegjësitë e veta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit", teksa ka realizuar një vizitë në ministrinë e Brendshme të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test