“Sali Berisha, ky gjigand i politikës mbarëkombëtare e bëri Thaçin ta humbet kontrollin”

Aktuale

“Sali Berisha, ky gjigand i politikës mbarëkombëtare e bëri Thaçin ta humbet kontrollin”

Nga: D.RR Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:52
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Në një intervistë për media, presidenti Thaçi e ofendoi gazetarin që i bëri pyetjen rreth shkrimit që kishte para disa javësh duke aluduar në Sali Berishën, si bashkëpunëtor me Millosheviqin.

Thaçi u “tërbua” fare pas kësaj pyetje, duke e ofenduar vazhdimisht gazetarin që kishte përball.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se Sali Berisha, gjigand i politikës mbarëkombëtare, e bëri Thaçin ta humb kontrollin, transmeton “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, po ndihet keq që me votë të tij, Thaçi është i ulur në karrigen e presidentit.

Postimi i plotë:

Sali Berisha, ky gjigand i politikës mbarëkombëtare e bëri HTH ta humb kontrollën. Edhe pse akuzat e shëmtuara të HTh të shkruara në gjendje të dehur,aludonin për Sali Berishën, ai nuk kishte guximin ta pranonte atë që vetë e kishte shkruar. Edhe pse më burrni do ishte të kërkonte falje, të pranonte se gaboi me deklarata koti , apo të pranonte se kur e shkroi ishte i dehur me verë të shtrenjtë, ai iu hakërrye si një diktatoruc gazetarit Adriatik Kelmendit ,duke imituar keqas Edi Ramën, me akuza po rren, po rren derisa ai bënte veq një pyetje legjitime per sqarim t? oponion të një shkrimi. Sa i mjerë po duket para qetësisë së Adriatikut, dhe sa keq po ndihem kur po e di që me votat tona është ulur aty ku nuk e ka vendin. Ai do duhej të hetohej për shumë gjëra, apo bile së paku të largohej nga skena politike se e ka ndotur keq atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat