Haradinaj thotë s’bëhet gjë të lihen në gjysmë autostradat e të financohet në Ushtri

Aktuale

Haradinaj thotë s’bëhet gjë të lihen në gjysmë autostradat e të financohet në Ushtri

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 22:54
FSK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Daut Haradinaj, ka folur për buxhetin e nevojshëm për transformimin e FSK-së në Ushtri, dhe se a ka fonde të mjaftueshme.

Haradinaj deklaroi se “nëse kemi buxhet që të shpenzojmë 1 miliard në autostrada, duhet t’i kemi 5 milionë euro në vit për Ushtri, pasi Autostrada nuk e garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të një Republike, dhe një shtet nuk është i kompletuar pa Ushtri”, tha ai.

Sipas tij, Kosovës nuk i kushton asgjë t’i lë 200 metra ose 2 kilometra autostradë pa ndërtuar, pasi autostrada mund të vazhdohet edhe pas 5 apo 7 viteve, ndërsa krijimi i kapaciteteve mbrojtëse duhet të kryhet, pasi pretendimet tona janë të jemi pjesë e NATO-s, e nuk mund të jesh pjesë e NATO-s pa pasur infrastrukturë ushtarake.

Sa i përket procesit të formimit të Ushtrisë dhe kohës që kjo ka marrë për t’u futur në funksion, Haradinaj ka deklaruar se është i kënaqur, për shkak të realitetit i cili është në Kosovë, pasi dëshira e tij ka qenë që në vitin 1999 kur është bërë demilitarizimi i UÇK-së dhe transformimi i tij në TMK, të formohej ushtria e Kosovës.

Haradinaj deklaron se nëse shikojmë vitet, Kosova ka humbur shumë vite pa një mekanizëm, e në rrethanat që jemi sot është një arritje shumë e madhe, me të cilën duhet të ndihen krenarë të gjithë njerëzit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat