Maloku i quan argat të Serbisë tri gjeneratat e familjes së Shpend Maxhunit

Aktuale

Maloku i quan argat të Serbisë tri gjeneratat e familjes së Shpend Maxhunit

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:03
Shpend Maxhuni

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, ushtaraku Naim Maloku e ka komentuar rastin e djalit të Shpend Maxhunit, i cili është zënë me narkotikë dhe armë pa leje javën e kaluar në Matiqan të Prishtinës.

Maloku thotë se nuk është asgjë e re. Ai i quan argat të Serbisë tri gjeneratat e kësaj familje.

“Asgje e re apo e paditur edhe me pare!

Argat të Serbisë, kontrabandist me armë e drogë e antishqiptarizëm në tri gjenerata!”, shkruan Maloku në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., që ishin zënë me armë dhe drogë, kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat