Deputeti pjesë e mbikëqyrjes së AKI ia kërkon dorëheqjen Shpend Maxhunit pas skandalit me djalin e tij

Aktuale

Deputeti pjesë e mbikëqyrjes së AKI ia kërkon dorëheqjen Shpend Maxhunit pas skandalit me djalin e tij

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 10:09
AKI

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Media ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbiikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

“Ky është kulmi i skandaleve të Shpend Maxhunit. Të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së do të kërkojë të merremi me këtë rast.”, ka thënë deputeti Berisha.

“Pos skandaleve të njëpasnjëshme në Polici, z. Maxhuni po e përcjellin edhe skandale në AKI. Përfundimisht do të kërkojmë prej Presidentit dhr Kryeministrit të merren me figurën e shefit të AKI’së që nënkupton edhe shkarkimin e tij”, tha Berisha.

Koha ka shkruar se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat