Milaim Zeka, ka dy fjalë për Prokurorinë dhe Shpend Maxhunin

Aktuale

Milaim Zeka, ka dy fjalë për Prokurorinë dhe Shpend Maxhunin

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2018 Në ora: 11:05
Milaim Zeka

Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka komentuar rastin e djalit të Shpend Maxhunit, ku ijanë zënë armë dhe drogë në veturën e djalit të tij.

Zeka thotë në mënyrë ironike se Prokuroria nuk duhet me u merrë me këto raste, por me i ruajt deputetët e Kosovës se çka po flasin dhe mi arrestu.

Sipas tij, droga, trafikimi me qenie njerëzore, vrasjet, reketi, spiunazhi për Serbi, nuk janë vepra të krimit për shumë prokurorë.

“Prokuroria nuk bënë mu marrë me këto raste. Ajo duhet mi ruajt deputetët e Kuvendit të Kosovës çka po flasin, edhe mi arrestu. Droga, trafikimi me qenie njerëzore, vrasjet, reketi, spiunazhi për Serbi, nuk janë vepra të krimit për shumë prokurorë. Deklaratat po...", shkruan Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat