Abazi: Maxhuni është argat i Thaçit, nuk e ka këshillu djalin duke dëgjuar shefin!

Aktuale

Abazi: Maxhuni është argat i Thaçit, nuk e ka këshillu djalin duke dëgjuar shefin!

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:20
Shpend Maxhuni, Hashim Thaçi

Analisti politik Haki Abazi, e quan kreun e AKI-së, Shpend Maxhunin argat të presidentit Hashim Thaçi.

Abazi tutje shprehet se, Maxhuni është besnik i Thaçit i cili ka tërhequr zvarrë protestuesit, qytetarët e vendin por edhe kidnapimin e qytetarëve turq.

Ai thotë se, kjo është arsyeja që Kosova nuk e ka liberalizimin e vizave, pra sipas tij, nuk është Evropa e pa drejtë por sistemi kriminale që e ka marrë drejtësinë në duart e veta.

Lexojeni postimin e plotë të Haki Abazit:

Nuk eshte Evropa e padrejte eshte sistemi kriminal qe po e ka marre drejtesine ne duart e veta

Kjo eshte aresyeja pse nuk ka liberalizim te vizave. Fakti qe eshte gjetur droge e arme ne makinen e djalit te krryeshfit te spiuneve te AKI, ish kryeshefit te polices dhe aq me teper qe lenda nuk eshte proceduar sepse sigurisht duhet mshehur disi, ose duhet pergaditur nje aresyetim te rrejshem, si ne shume raste tjera.

Perndryshe Shpend maxhuni eshte argati i Thacit gjate gjithe kesaj kohe qe nga largimi i deyres se Reshat Maliqit. Ky ka derguar policine per te terhqur zvarre te rinjet e protestuesit, qytetare te vendit, si duket ka qene besnik ndaj THacit gjate kidnapimit te gjashte qytetareve ( shume demtuese per procesin e vizave) dhe ne fund ka zevendesuar shefin e AKI. Sigurisht nuk ka pase kohe me keshillu djalin se ka qene i zene duke ndegjuar shefin.

Falni toke sa te doni, deklarohuni ( qesharak eshte Enver Hoxha) se Evropa nuk eshte e drejte, por faji eshte me sistemin e kriminalizuar te udhequr nga Thaci dhe eksponenentet e tij perfitues. Pa rene ky sistem nga pushteti nuk ka dite te bardha per qytetaret dhe vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat