Rasti i djalit të Shpend Maxhunit: Ndërrimi i deklaratave dëshmon sa e kapur është Policia dhe Prokuroria!

Aktuale

Rasti i djalit të Shpend Maxhunit: Ndërrimi i deklaratave dëshmon sa e kapur është Policia dhe Prokuroria!

Nga: N.Sh Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:38
Shpend Maxhuni

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar rastin e djalit të kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, të cilit në veturë i janë gjetur nga Policia e Kosovës, armë dhe drogë.

Miftaraj thotë se sa e kapur është Policia dhe Prokuroria shihet kur brenda orësh ndryshojnë deklaratat në Polici dhe ndërron qëndrimi i Prokurorisë.

Ai këtkon vetting.

“Fillon një procedure ndaj djalit të Drejtorit të AKI-së, dhe kuptohet se sa e kapun është Policia dhe Prokuroria. Brenda orësh ndryshojnë deklaratat në Polici, brenda orësh Prokuroria ndërron qëndrim. Vetting!”, shkruan në facebook, Miftaraj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat