Limaj thotë se Kosova duhet të vë tema të rëndësishme në bisedimet me Serbinë, hesht për rastin Maxhuni

Aktuale

Limaj thotë se Kosova duhet të vë tema të rëndësishme në bisedimet me Serbinë, hesht për rastin Maxhuni

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:01
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili javën e kaluar ka përmendur rreth 30 tema për dialogun e Brukselit, ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi ku ky i fundit kishte thënë se pranvera e vitit të ardhshëm është një prej afateve të mundshme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Limaj ka thënë se Kosova duhet të vë në tryezë tema të rëndësishme si të pagjeturit, dëmet e luftës (dëmshpërblimi) dhe ndarjen e pasurisë së ish-Jugosllavisë, të cilat sipas tij kërkojnë angazhim të ekspertëve dhe shumë kohë.

Ai ka thënë se nuk ka biseduar me presidentin Thaçi lidhur me këtë, por ka shtuar se Kosova ka nevojë për konsensus të brendshëm para nisjes së fazës së fundit të dialogut me Serbinë, në Bruksel. Këto komente Limaj i ka bërë gjate vënies së gurthemelit të Qendrës për Banim Social në Malishevë.

Limaj nuk ka komentuar përfshirjen e familjarëve të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në skandalin e fundit me armë dhe drogë, duke thënë se sot është informuar nga mediat dhe se nuk ka informata tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat