Ish-Shefi i Agjencisë Antikorrupsion: Shefi i AKI-së dhe Kryeprokurori kanë mbyllur plot raste

Aktuale

Ish-Shefi i Agjencisë Antikorrupsion: Shefi i AKI-së dhe Kryeprokurori kanë mbyllur plot raste

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:36
Hasan Preteni

Hasan Preteni, dikur Shef i Agjencisë Antikorrupsion e ka denoncuar Shefin e AKI’së, Shpend Maxhunin dhe Kryeprokurorin Aleksander Lumezi se janë të përfshirë në mbylljen e plot rasteve kriminale ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit.

Në një koment në Fb, Preteni ka shkruar se Maxhuni bashkë me Lumezin janë dy nga pesë kapësit e Shtetit.

“Gruaja e Shpendit punon ne prokurori, Leka dhe Shpendi aleat te H.Th, kumbare te shume rasteve te mbyllura dhe pozicionimin e titullareve te institucioneve te pavarura, dy nga pese kapesit kryesor te shtetit!”, ka shkruar Preteni.

Këtij komenti i është përgjigjur deputeti i NSIMA’s, Milaim Zeka, i cili ka përfshirë në këtë rrjet të kapjes së shtetit edhe Shefin e ri të Agjencisë Antikorrupsion.

“Topi nuk e luan. Vetem tash e kane ba edhe nje aleat te ri: Shefin antikorrupcion, Shaip Havollin...”, ka shkruar Zeka.

Image

Reagimi i Pretenit ka ardhur pas publikimit të përfshirjes së djalit të Shpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje e droge.

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, .

Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Edhe zv.kryeprokurori e Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Berisha, gjithashtu bëri të ditur se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat