Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, që të raportoj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka thënë se ky komision duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës.
“Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës duhet të raportoj sa më parë në Kuvend, gjegjësisht në komisionet përkatëse për refuzimin e mbi 100 aplikacioneve të personave të dhunuar gjatë luftës!
Çfarë faktesh i duhen Komisionit?
Çfarë duhet si dëshmi për të bindur këtë Komision se dikush është dhunuar seksualisht gjatë luftës, para gati 20 viteve?
Numri i veteranëve është katër fishuar ndërsa tek viktimat e dhunimit seksual kërkojnë kushedi sa dhe çfarë dëshmi!