LDK i sheh të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

LDK i sheh të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:46
LDK

LDK duke parë bllokimin e vendit dhe brishtësinë e koalicionit qeverisës mendon se zgjidhja e vetmja është zgjedhjet, ndërsa ka kërkuar mobilizimin e strukturave partiake për t’u përgatitur për zgjedhjet qendrore, të cilat sipas kësaj partie janë të pashmangshme.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë një takimi sot me strukturat e Degës së Pestë në Prishtinë, tha se bazuar në mundësitë që LDK po i kërkon në koordinim me partitë e tjera për ngritjen e mocionit të votëbesimit për qeverinë, Kosova shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje. 

“LDK-ja duke parë bllokimin e vendit dhe brishtësinë e koalicionit qeverisës mendon se zgjidhja e vetmja janë zgjedhjet”, u shpreh ai.

Edhe Muharrem Sfarqa, ish-kreu i Ferizajt, kërkoi mobilizimin brenda LDK-së për të qenë gati për zgjedhjet të cilat sipas tij janë të pashmangshme pasi ‘qeveria është shndërruar në mekanizëm për plotësimin e tekeve të individëve dhe grupeve të interesave biznesore’.

Ndërsa, Vlora Dumoshi, anëtare e kryesisë, tha se të gjithë së bashku duhet të fokusohen në një organizim që LDK-ja të konfirmohet në çdo proces si parti e fortë ndaj konkurrentëve tjerë politik.

Shumë aktivistë të degës dhanë komentet dhe kritikat e tyre si dhe kërkuan nga kryesia e LDK-së që të shfrytëzojnë momentumin që vendi të shkojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat