Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq tregon se çka duhet Thaçi t’i kërkojë Berishës

Aktuale

Njeriu që u përball me kriminelin Millosheviq tregon se çka duhet Thaçi t’i kërkojë Berishës

Nga: P.R Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:46
Sali Berisha dhe Hashim Thaçi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, i cili ka qenë si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviq, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me raportet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas Loshit, Thaçi do të duhej t’i kërkonte falje publike Sali Berishës.

“Po lexoj se presidenti Hashimi Thaçi po duket i penduar për ofendimet që i ka bërë ish liderit të Shqipërisë zotit Sali Berisha. Ok. Pendimi është gjëja më njerëzore që mund t’i ndodh dikujt për veprimet e veta të gabueshme dhe një akti i tillë duhet përshëndetur. Por edhe të renit “pishman” e ka një rregull elementare. Cila është kjo? Punë shumë e thjeshtë! Nëse e ke ofenduar në bisedë private, takohesh me të dhe i kërkon falje personale. Nëse e ke ofenduar publikisht, i kërkon falje publike. Këtë duhej ta bënte presidenti Thaçi ndaj zotit Sali Berisha e jo të tërhiqej sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar Loshi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Po lexoj se presidenti Hashimi Thaçi po duket i penduar për ofendimet që i ka bërë ish liderit të Shqipërisë zotit Sali Berisha. Ok. Pendimi është gjëja më njerëzore që mund t’i ndodh dikujt për veprimet e veta të gabueshme dhe një akti i tillë duhet përshëndetur. Por edhe të renit “pishman” e ka një rregull elementare. Cila është kjo? Punë shumë e thjeshtë! Nëse e ke ofenduar në bisedë private, takohesh me të dhe i kërkon falje personale. Nëse e ke ofenduar publikisht, i kërkon falje publike. Këtë duhej ta bënte presidenti Thaçi ndaj zotit Sali Berisha e jo të tërhiqej sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ky është cinizëm i njeriut që mohon fajin e vet, jo për mungesën e vetëdijes, por për mungesë të moralit njerëzor. 

Image
Liri Loshi

Të dytë këta, edhe Sali Berisha edhe Hashim Thaçi, për shkak të rëndësisë dhe autoritetit që kanë përgjithësisht në publikun shqiptar, duhet të jenë sa më korrekt dhe sa më të kujdesshëm në komunikimet e tyre me publikun. Meqë Sali Berisha aktualisht mban vetëm pozitën e deputetit të Shqipërisë, nuk e ka përgjegjësinë politike e institucionale që mban Hashim Thaçi, i cili është president i Kosovës. Fjala e Sali Berishës përfaqëson vetëm atë dhe askend tjetër. Fjala e Hashim Thaçit përfaqëson shtetin e Kosovës. Presidenti nuk guxon të bie në kurthat e tilla, qofshin ato të rastit, apo të kurdisura. Presidenti duhet të sillet si president edhe kur komunikon me gazetarët dhe jo të fyejë ata për pyetjet që merr. Fyerja e presidentit nuk është vetëm një ofendim i thjeshtë. Fyerja që ai i bën gazetarit është cenim i detyrës së tij në vendin e punës, cenim i misionit të gazetarisë dhe i fjalës së lirë. Një konfrontim i hapur me Kushtetutën. Po të isha në vend të Adriatik Këlmendit, në asnjë rrethanë nuk do ta pranoja kërkimfaljen e presidentit pa qenë ajo e qartë, e sinqertë dhe mbi të gjitha publike. Përndryshe me presidentin do të ballafaqohesha në gjyq.

Paramendojeni një situatë sikur deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullivci të bëhej nesër president i vendit. A do të duhej ai të sillej si president, apo si Avni i serialit humoristik “Te kafeneja jonë”, ku është i njohur për karakterin e tij humoristik dhe shumë të dashur për publikun. Edhe Hashim Thaçi larg publikut mund ta luajë vetën si të dojë, po dëshi edhe palaçon, por në publik dhe në presidencë, ai duhet ta luajë vetëm presidentin. Kjo është përgjegjësi e tij morale dhe ligjore. Sjellja e dinjitetshme e presidentit është përgjegjësi kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat