Policia konfirmon kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Aktuale

Policia konfirmon kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:23
Agim Bahtiri

Policia e Kosovës konfirmoi për media se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë një kërcënim.

“Rasti është raportuar sot. Po hetohet si rast me elementet e kanosjes nga Prokuroria. Detaje te tjera nuk kemi” tha shkurt për Kallxo, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Më herët, komuna e Mitrovicës përmes një komunikate kishte thënë se arsyeja e këtij kërcënime kishte qenë për shkak të angazhimit të tij për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Media ka kontaktuar me kryetarin Bahtiri, i cili është shprehur se kërcënimi kishte ndodhur sot rreth orës 10:00.

Ai shtoi se pavarësisht kërcënimeve, nuk do të ndalet nga qëllimi i tij për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Në email që më ka ardhur nga një grup njerëzish të cilët më kanë kërcënuar, i cili ka qenë i shkruar në gjuhën angleze, rreth orës 10:00. Unë e kam njoftuar Policinë e Kosovës, hetuesia është duke u marrë ajo në Prishtinë dhe në Mitrovicë edhe ndërkombëtare dhe të shohim pastaj cila është çështja”, tha Bahtiri.

“Unë asnjëherë nuk ndalem në punën time, por do të i vazhdoj proceset përpara. Nuk jam ardhur unë këtu që të më frikësoj dikush, dhe do të merrem me punë të përditshme që të punoj jashtëzakonisht shumë për lirimin e urës  dhe për proceset e tjera që e presin një kryetar të Komunës. Nuk ka kërcenim që më ndal nga qëllimi im demokratik, në mënyrë institucionale dhe të rregullave dhe ligjeve të Kosovës” shtoi kryetari i komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat