Krasniqi: Nuk habitëm nëse numri i veteranëve shkon në 100 mijë!

Aktuale

Krasniqi: Nuk habitëm nëse numri i veteranëve shkon në 100 mijë!

Nga: N. Sh Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:39
Veteranët, foto ilustrim

Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi thekson se, lista e veteranëve është fryrë me kategorinë e njerëzve që nuk kanë asgjë të përbashkët me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

E fajin për këtë, Krasniqi thotë se e kanë komandantët e zonave dhe udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta.

“Lista e të gjitha kategorive të UÇK-së është fryrë me një kategori tjetër njerëzish, me kategorinë e atyre njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, por që janë të gatshëm të përfitojnë kundërligjshëm prej luftës së saj. Por, fajin për këtë stërfryerje të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, padyshim që e kanë komandantët e zonave dhe udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së”, thotë Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Ai pohon se, Prokuroria pikë së pari do të duhej të merrej me ata që në shkëmbim të parave kanë bërë veteranë të rrejshëm.

“Padyshim që do të duhej ndaluar pensionet veteranëve të rrejshëm por ajo gjë nuk do të ndodh, dhe me përjashtim të heqjes nga lista të disa veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, shumica dërrmuese e tyre do të ngelin veteranë dhe do të përfitojnë jashtëligjshëm”, thekson ai.

E Krasniqi shton se nuk habitet nëse numri i veteranëve shkon deri në 100 mijë, pasi kjo tolerohet nga organet e drejtësisë të cilat do duhej që ata të cilët manipuluan të i shtinte në burg.

“Nuk do të habitesha nëse ky numër i veteranëve të UÇK-së shkon edhe deri në 100 mijë, meqë kemi tolerim nga organet e drejtësisë, e cila do të duhej t'i fuste në burg të gjithë ata që kanë manipuluar me këto lista dhe kjo listë jo që nuk do të fryhej, por do të zvogëlohej në numrin real të veteranëve të UÇK-së. Çdo stërfryerje e listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, do ta varfërojë buxhetin e shtetit dhe do t'i godas direkt qytetarët e Kosovës, para që do të mund të shfrytëzoheshin për investime dhe hapjen e mijëra vendeve të punës”, përfundon Krasniqi.

Ndryshe, 46 mijë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës morën pensione prej nga 170 euro, 20 mijë prej të cilëve theksohet të kenë qenë mashtrues, që buxhetit të vendit i kushtuan 68.153.533.14 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat