Komandant “Malisheva” ka një thirrje për partitë shqiptare, thotë se nëse nuk e bëni do vdisni çdo ditë!

Aktuale

Komandant “Malisheva” ka një thirrje për partitë shqiptare, thotë se nëse nuk e bëni do vdisni çdo ditë!

Nga: N.H Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:37
Komandant “Malisheva”

Andi Krasniqi, i njohur ndryshe me nofkën si komandant “Malisheva”, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook nga burgu ku po qëndron, përcjell “Bota sot”.

Komandant “Malisheva” u ka bërë thirrje të gjitha partive shqiptare në Maqedoni, që t’i bashkojnë idetë për një qëllim të mirëfilltë pas hapjes së Kushtetutës.

Me tej, në ketë apel, ai thekson se shqiptarët duhet t’i japin fund njëherë e mirë mosmarrëveshjeve dhe t’i arrijnë qëllimit për t’i jetësuar të drejtat që i takojnë popullit shqiptar.

Ndërsa, bën me dije që të mos harrohen dëshmoret e rënë nga viti 2001 e deri në maj 2015 në Kumanovë.

“Mos harroni dëshmoret e rënë nga 2001 e deri në maj 2015 në Kumanovë. Rasti ideal pasi që edhe kryeministri Zaev është i interesuar t’i mbyll çështjet e hapura edhe me shqiptarët. Nëse nuk e bëni ta dini mirë se do t’ju mallkojë populli e do vdisni çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Apel:

Apel drejtuar të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë Veriore, shfrytëzojë rastin të bëjë thirrje partive shqiptare që t’i bashkojnë idetë për një qëllim të mirëfilltë pas hapjes se kushtetutës që të shfrytezojnë këte rast dhe t’i japin fund njëherë e mirë mosmarrëveshjeve dhe t’i arrijnë qëllimit për t’i jetësuar të drejtat që i takojnë popullit shqiptare, duke mos harru që shqiptaret janë popull shtet-formues.

Mos harroni dëshmoret e rënë nga 2001 e deri në maj 2015 në Kumanovë rasti ideal pasi që edhe kryeministri Zaev është i interesuar mi mbyll çështjet e hapura edhe me shqiptarët, nëse nuk e bëni ta dini mire se do t’ju mallkoj populli e do vdisni çdo ditë! 

Lavdi Dëshmorëve të Kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat