Gecaj: Haradinaj shkarkoi zëvendësministrin, por jo dhe ministrat e “fuqishëm” politikisht

Aktuale

Gecaj: Haradinaj shkarkoi zëvendësministrin, por jo dhe ministrat e “fuqishëm” politikisht

Nga: G.B Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:19
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj shkarkimit të zëvendësministrit Musa Cena, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Haradinaj e shkarkoi atë, por që nuk e bëri të njëjtën me zyrtarë tjera, përfshirë zëvendëskryeministra e ministra të “fuqishëm” politikisht, përcjell Bota sot.

“Standarde të dyfishta e mungesë lidershipi i thonë kësaj, por assesi jo veprim parimorë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Haradinaj sot kishte shkarkuar zëvendësministrin e partisë së tij, të pafuqishëm politikisht, Musa Cena. Megjithatë, nuk e kishte bërë të njëjtën me zyrtarët tjerë, duke përfshirë zëvendëskryeministra e ministra politikisht “të fuqishëm”, e që tanimë formojnë një “hordhi” të tillësh.

Standarde të dyfishta e mungesë lidershipi i thonë kësaj, por assesi jo veprim parimorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat