Deputeti i Nismës kërkon dorëheqjen morale të Shpend Maxhunit

Aktuale

Deputeti i Nismës kërkon dorëheqjen morale të Shpend Maxhunit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:18
Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala, njëherit edhe kryetar i Komisionit për Siguri ka thënë se rasti ‘Maxhuni’, duhet të ketë një hetim më serioz.

Ai tha se lajmi i cili u bë publik ku djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, është kapur me substanca narkotike dhe armë në veturë, është bërë publik më vonë.

“Unë po shoh veprime të ndryshme në këtë rasti. Lajmi u bë publik më vonë. Por djali i një shefi të të lartë të zihet dhe raporti i policisë të jetë mund të len përshtypjen se ka mundur të zhduket e gjithë kjo punë. Duhet një hetim i madh se çfarë është duke ndodhur sepse besueshmëria në këto raste tek institucionet e drejtësisë mund të bie ende më shumë”, tha Shala.

Ai tutje thotë se Maxhuni është profesioninal në punën e tij por që sipas tij ai duhet të jap dorëheqje morale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat