Ish-ministri Hasani: Vetëm brenda një muaji u punësuan 200 punëtorë në Telekom - Bota Sot
Ish-ministri Hasani: Vetëm brenda një muaji u punësuan 200 punëtorë në Telekom

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Ish-ministri Hasani: Vetëm brenda një muaji u punësuan 200 punëtorë në Telekom

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:11
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani ka thënë sot se kishte propozuar që të zvogëlohej qiraja për objektin dhe të ulej numri i punëtorëve të Telekomit të Kosovës në mënyrë që të rregulloheshin bilancet financiare të ndërmarrjes.

Hasani, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto propozime të tij nuk ishin marrë parasysh. Ka thënë se vetëm në muajin e fundit në Telekom ishin punësuar 200 punëtorë.

Shkrimi i plotë i ish-ministrit Hasani në Facebook:

Gjatë kohës sa kam qenë pjesë e Komisionit ndërministror kam propozuar që të hartohet një plan strategjik se si të dilet prej krizës financiare.

Telekomi i Kosovës në vazhdimësi pësonte humbje të mëdha. Atë kohë kam kërkuar nga bordi dhe kryeshefi që të hartohet një plan konkret për të dalë nga kriza. Unë kam propozuar: zvogëlimi i shpenzimeve (qiraja) dhe zvogëlimi i pagave të punëtorëve, pse jo edhe numri.

Po ashtu kam kërkuar që të sillet lista e të punësuarve në telekom sepse aty ka njerëz që mbajnë pozita shtetërore dhe janë edhe në listën e telekomit që marrin pagë. Ofrimi i listave është kundërshtuar ashpër. Përderisa listat nuk na jepeshin aty vazhdonte të rritej numri i punëtorëve. Vetëm brenda një muaji janë punësuar rreth 200 punëtorë. Ky është një tregues se telekomi po shkon qëllimshëm drejt shkatërrimit vetëm që të privatizohet apo për të iu falur ndonjë kompanie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test