Nënkryetari i LDK-së komenton rastin e kapjes së djalit të shefit të AKI-së me armë e drogë

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së komenton rastin e kapjes së djalit të shefit të AKI-së me armë e drogë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:33
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për rastin e arrestimit të djalit të shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Rinor Maxhuni ishte kapur ditë më parë nga Policia e Kosovës, me armë pa leje dhe me drogë.

I pyetur në nëse vlerëson se shefi i AKI’së duhet të japë dorëheqje pas këtij rasti, Haziri ka thënë se një gjë të tillë duhet ta vlerësojë vetë Maxhuni.

“Nëse i atribuohet përgjegjësia Shpendit, ai e vlerëson (si të veprojë)”, është shprehur Haziri.

“Duhet të zbardhet rasti fillimisht”, ka porositur nënkryetari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat